Kreu i Kadastrës Artan Lame dhe zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, kanë shpërndarë sot leje legalizimi për 3 pallate në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij, Ahmetaj deklaroi se për 16 muaj do të shpërndahen të gjitha lejet për pjesën e bregdetit në gjithë vendin dhe se ka nisur puna për dixhitalizimin e arkivave dhe hartave.

Kemi filluar një punë tashmë të mirë të dixhitalizimit të arkivave dhe hartave, është shtysë e përditshme e kryeministrit dhe besoj se në krye të 16 muajve do të kemi mbaruar të gjithë pjesën e bregdetit nga veriu në jug dhe kjo do t’i japë fund të gjithë asaj rrëmuje që trashëguam ne. Është duke u bërë një revolucion. Kur morëm përgjegjësinë për të punuar, gjetëm 17 mijë legalizime, sot janë mbi 220 mijë, pra janë 220 mijë familjarë që kanë në dorë pronën e tyre që e gëzojnë”-tha Ahmetaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re