Tashmë një ish oficer policie. Ian Xhejms (Ian James) ka treguar për median britanike tmerret që i është dashur të përjetojë në dy dekada punë, gjatë infiltrimeve të tij në botën e pedofilëve dhe të tjerë deviantëve që tentonin të sulmonin fëmijët e mitur.
Ian dëshmoi dhe duroi disa nga gjërat më të tmerrshme që mund t’i kërkohet një punonjësi publik të shohë e përballojë. Gjatë afro 2 dekadave punë, ai arriti të shpëtojë nga duart e deviantëve e monstrave mbi 50 fëmijë të mitur. Përvecçse shpëtimit të fëmijëve, ai ka qenë arsyeja e arrestimit e burgosjes së dhjetëra pedofilëve

Një punë tejet e lodhshme dhe e vështirë mendërisht, Ianit iu desh të krijonte relata miqësore e të afërta pikërisht me këta njerëz që ai nesër do të dërgonte ara drejtësisë.
Ish oficeri, vetë baba i dy fëmijëve, tregoi për vështirësitë e jashtëzakonshme me të cilat u përball.
“Ata janë shumë të kujdesshëm, shumë dyshues, jo sepse kujtonin se unë isha ndonjë oficer policie, por më së shumti ndonjë gazetar që do t’u nxirrte emrin… ndonjëherë ajo që duhej bërë ishte t’i manipuloje derisa të të pranonin. Ishte e vështirë kur kishe një hark kohor fare të shkurtër. E nëse nuk arrije t’i bindje, nuk ishte i suksesshëm, atëherë teorikisht ishe i mbaruar…”
Ish oficeri tregoi në detaje sesa peshë e madhe ishte të mbaje punën larg familjes, për të mos u treguar apo lënë të lirë asnjë detaj të punës. Iani tregon se infiltrimi i tij më i gjatë dhe i lodhshëm zgjati për afro 1 vit, teksa ai u përball me disa predatorë e i duhej të hiqej si njëri prej tyre.
Por pavarësisht vështirësive, babai i dy fëmijëve thotë se kur shpëtoi fëmijën e parë nga duart e një predatori, gjithçka duket se mori kuptim dhe qëllim.
“Shpëton një fëmijë dhe mendon me veten, e di çfarë, mund ta bëj këtë (punë), sepse sapo shpëtova një fëmijë. Puna të jep kënaqësinë, sepse sapo shpëtove një fëmijë dhe mundesh të shpëtosh një tjetër. Ju them të drejtën, ishim më shumë të aftë të shpëtonim fëmijët, sesa të arrinim të çonim në burg ata (pedofilët)
Tashmë në pension, ish oficeri kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për sjelljet deviante e predatore.
“Unë e di që është një subjekt që njerëzit nuk duan të kenë të bëjnë me të, nuk dua të glorifikoj punën time, atë që kam bërë, por dua që njerëzit të kuptojnë se çfarë ndodh… atje në rrugë ka predatorë, nuk janë vetëm online.
Mund ta dëgjoni të plotë intervistën e ish oficerit këtu- Anything Goes With James English
Burimi: Ladbible
