Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar pak momente më parë tabelën e vjetërsisë së angazhimit të klasës politike që nga rënia e Muri të Berlinit.

Ajo që bie në sy është se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë 28 vite në politikë, ndërsa presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë 27 vite.

Po ashtu vihet re që kryeministri ka hyrë në politikë 21 vite më parë, ndërsa kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi 23 vite më parë.

“Pa koment”, shkruan Hajdari krahas tabelës, ndërsa kujtojmë se deputetja, njëherazi vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit, është futur në politikë dy vite më parë.

Hajdari ka deklaruar më parë se është koha që në politikë të vijë një brez i ri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re