Kosova po përballet me pasoja mjaft të rënda nga koronavirusi, ndërsa vetëm përgjatë javës së fundit janë shënuar 43 humbje jetësh.

Vetëm të shtunën që kaloi humbën betejën me Covid-19, 4 persona në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19. Nderkaq situata me Covid-19, çdo ditë e më shumë po rëndohet në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit korrik, janë infektuar mbi 1800 persona në vend. Kjo ka bërë që të stërngarkohen Klinikat ku janë të shtrirë këta pacientë.

Një natë më parë numri I të prekurve ishte 203 nderkaq kishte raste nga shumë pjesë të Kosovës por që prin kryeqyteti.

Ndërkohë së fundmi në Kosovë u regjistruan 71 raste të shëruar nga Covid-19, duke e cuar numrin në 2227 të të shëruarve në total në vend, ndërsa, numri i rasteve aktive është 2387.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re