Skip to content

Për 9 ditë me radhë dogji mijëra hektarë, fiket më në fund zjarri në Malin e Tomorrit

 

Është neutralizuar situata e zjarrit në malin e Tomorrit, pas 9 diteve të tëra djegieje.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur një terren pyjesh me pisha. Ndërsa  pritet që inspektoret përkatës të nxjerrin një shifër të saktë se sa hektar janë shkrumbuar.

Pas nëntë ditësh është bërë e mundur shuarja e flakëve nëpërmjet ndërhyrjes nga forcat speciale të Repartit të Poshnjës, shërbimeve të zjarrfikëses, në bashkëpunim me ADZM në Berat dhe PMNZASH në Poliçan.

Gjithashtu ndihmë është dhënë edhe nga ajri me helikopter për shkak se terreni vështirësonte ndërhyrjen nga toka.