Pas rreth 9 muaj nën hetim nga strukturat e SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit, u arrestua  drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në këtë qytet Ervin Nelaj. Sipas informacioneve këtë të hënë është finalizuar operacioni “Aluizi” pas 9 muajve hetim nga Policia e Berat në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut për të goditur korrupsionin pasiv tek personat që ushtrojnë funksione publike. Konkretisht pas mbylljeve të hetimi është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg” për Ervin Nelaj 38 vjeç me banim në Berat, i cili ushtronte detyrën si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Sipas informacioneve, forcat blu theksojnë se ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat / Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ervin Nelaj 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re