Skip to content

“Për arsye të ndryshme…”, dorëheqja e Gent Cakajt, reagon me urgjencë Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për ndryshimet në qeverinë Rama, pas dorëheqjes nga posti i ministrit të jashtëm në detyrë që bëri Gent Cakaj. Duke rishpërndarë një postim të Cakajt, Kim shprehet se bashkëpunimi me të ka qenë shumë i frytshëm.

“Sot i dorëzova dorëheqjen Kryeministrit Rama si Ministër i Përkohshëm për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kjo ishte miqtë e mi: për arsye të ndryshme. Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin që kemi pasur”, shkruante Cakaj në postimin e shpërndarë nga Kim, e cila vijon më tej duke shkruar:

Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke përfshirë dhe aleatët e NATO-s. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!

/faxweb