Ardit Gjebrea ka marrë familjen dhe është larguar nga Tirana për në Korçë.

Pranë tij ndodhet dhe djalin Jon me të fejuarën, të cilët kanë mbërritur nga SHBA për të kaluar festat me familjen.

Moderatori ka publikuar sot një foto së bashku me urim të përzemërt për familjen e tij dhe të gjithë njerëzit që e rrethojnë.

Por pjesë e këtij urimi janë edhe të afërmit e tij që janë ndarë nga
jeta. Pak muaj më parë moderatori humbi të ëmën dhe sot e ndjen shumë
mungesën e saj.

“I pari falënderim për Zotin, më pas lutjet për shëndetin dhe
begatinë e familjes, për të afërmit, për ata me të cilët punoj, për të
gjithë ju që jeni pjesë e jetës time dhe për ata që nuk i kam në këtë
jetë dhe që më presin në jetën tjetër. Ju dua të gjithëve”, shkruan
Arditi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re