Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online në ‘Facebook’, njoftoi se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri. Rama teksa e quajti superlajm tha se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve.

Kreu i qeverisë ka falënderuar ambasadoren amerikanë Yuri Kim, e cila e ka lehtësuar ndërveprimin me Komandën Amerikane të Operacioneve Speciale për Europën.

“Nga Gjermania doli deklarata nga Komanda e Operacionale të SHBA e cila operon për Evropën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionele, vendodhja e selisë në Shqipëri do të vendosë një ndërveprueshmëri të madhe me aleatët shqiptarë.

Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO. Pjesa më e rëndësishme është që kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shkrehje e një besueshmërie të lartë, bashkëpunimi shumë të afërt, me këtë rast dua të falënderoj publikisht, diçka që nuk e kam me shumë qejf ta bëj, por kur duhet bërë duhet bërë, se ambasadorët bëjnë detyrën e tyre, por ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet falënderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi që të kemi një komunikim të lartë në një kohë realativisht të qëndrueshme dhe të gjatë”, tha Rama.

Rama gjithashtu ironizoi një pjesë të shqiptarëve që thonë se vendi ynë nuk ka një ushtri.

“Ky është edhe për ata që qahen se ku i kemi helikopterët, ku i kemi pushkët, ku i kemi armët, ku i kemi koburet. Ne nuk jemi vetëm një anëtar në NATO,  por tashmë një vend me shtabin bazë të forcave speciale të SHBA-së”, tha kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re