Deputeti Damian Gjiknuri ka reaguar pas përplasjes që pati me deputetin e opozitës Halit Valteri duke thënë se janë qëndrime politike dhe nuk ka asgjë personale me të. Kur u pyet për deklaratën e Valterit që shprehej se përplasja ndodhi pas kërcënimit në telefon të Gjiknurit, tha:

“Janë qëndrime politike. Nuk ka asgjë personale. Është thjesht për ti dhënë rëndësi vetes së tyre. Për cfarë do ta kërcënoja. Me deputetët komunikojmë. Unë nuk jam këtu të merrem me Valterin, cdo parti ka qëndrimet e saj, unë nuk e di cfarë qëndrimesh ka Valterin. Më vjen keq që debati për ligjin të kalojë në gjëra personale. Kush është në politikë ka akuza persona. Nuk merrem me histori cfarë i thashë unë e cfarë më tha mua zoti Valteri. Si duket disa njerëz janë mërzitur nga ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre.”

Sa i përket deputetëve që sipas Valterit janë blerë nga Gjiknuri për të votuar në parlament Kodin Zgjedhor, u shpreh: “Ti denoncojë po i kapën.”(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re