VLORE
Nuk ka shkuar siç duhej misioni i punës së përditshme për 4 peshkatarë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Pasi peshkarexha e tyre u përmbyt për shkak të një avarie, e vetmja gjë ku ata mund të mbaheshin për të shpëtuar jetët e tyre ishin disa copa bukpeshku.
Që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ata kanë mundur t’i bëjnë ballë ujit të ftohtë në mes të detit dhe një errësire të plotë. Pritja ia vlejti, pasi në orët e para të mëngjesit, një traget i linjës Vlorë-Brindizi, mundi t’i shihte.
Menjëherë u mundësua një varkë shpëtimi e peshkatarët morën ndihmën e parë. Policia gjithashtu po merret me hetimin e incidentit
(e.f/BalkanWeb)
