Banorët e “Lagjes së Re” në Kukës kanë organizuar një protestë ditën e sotme lidhur me shqetësimin e tyre mbi rrugën tejet të amortizuar të cilën ata janë të detyruar ta përshkojnë çdo ditë.

Ata kanë thënë për Fax News se pavarësisht premtimeve elektorale të bëra nga parti të ndryshme, nuk ishte investuar aspak për rrugën e lagjes së përbërë nga qindra shtëpi. Sipas tyre, qarkullimi në rrugë është i vështirë jo vetëm për makinat por edhe për këmbësorët.

“Rruga është katastrofë siç shihet vetë. Nuk kanë ku të kalojnë as njerëzit e lëre pastaj makinat që u shkatërruan totalisht. Jemi në këtë gjendje që prej se ka lindur Krishti.

Fëmijët nuk kanë si të shkojnë në shkollë. Në këtë rrugë nuk ka vënë asnjë njeri dorë. Vetëm vijnë për fushata shtrojnë zhavorr dhe ikin”– deklaruan banorët.

“Kemi dalë të protestojmë sepse rruga siç shihet është e amortizuar. Të rregullohet rruga dhe ne jemi në rregull, nuk kemi dalë këtu për punë partish”– u shpreh një tjetër banor.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re