Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, është shprehur se kjo bashki përgjatë 2 dekadave ka shkuar poshtë e më poshtë.

WhatsApp Image 2023-05-12 at 18.54.43

Komentet Boçi i bëri gjatë takimit përmbyllës të fushatës së koalicionit “BF” në Elbasan, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Boçi tha se maxhoranca e ka shpërfytyruar administratën dhe i ftoi qytetarët të votojnë të lirë, pasi sipas tij, votimi elektronik është më i sigurt se kurrë.

“Analizova me ju problemet deri në qelizë dhe projektuam zgjidhjet dhe projektet. Ne kemi zgjidhje për problemet. Deri më sot shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre duke ikur nga vendi. Këtë të diel unë ju ftoj që ti përgjigjemi ndryshe problemeve tona. Unë besoj se mund t’i zgjidhim këtu me votë problemet.

Le ti japim zgjidhje problemeve tona, të dalim e të votojmë të sigurt. Kur jemi bashkë, jemi të fortë. Nëse e humbim lirinë, e kemi humbur këtë vend. Është ky vend ai që na bashkon. Është pasuria jonë, shtëpia jonë, ky është Elbasani ynë. Sot ky Elbasani ynë ka shansin të lëvizë, jo nga kahet politikë, por nga kahet që bëjnë kuptimin në këtë botë. Për gati 2 dekada, kjo bashki ka ikur poshtë e më poshtë.

Maja e ngritjes së një vendi është mirëqenia e qytetarëve të tij. Ju ftoj ta ngjisim përsëri lartë bashkinë tonë. Me premtime të vërteta dhe administratë reale. Kjo maxhorancë e ka shpërfytyruar administratën. Unë e ftoj administratën e Elbasanit që të votojë e lirë dhe e sigurt, sepse vota është e sigurt. Votimi elektronik është më i sigurt se çdo model votimi. Ky qytet ka numrin më të madh të njerëzve me ndihmë ekonomike. Të bashkuar ne do ta bajmë ndryshimin”, u shpreh Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re