Gjatë 24 orëve të fundit që nga muaji janar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit, Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje nga COVID-19 në vend.

Ndërkohë janë raportuar 32 raste të reja ku të gjitha ishin të importuara nga jashtë.

Kina ka regjistruar gjithsej 81,740 raste dhe 3,331 vdekje, sipas NHC.

Kjo nuk paraqet numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, por përkundrazi numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Nga rastet totale, 77.167 pacientë janë rikuperuar dhe janë larguar nga spitalet, shkruan NHC.

Pjesa më e madhe e Kinës po kthehet në jetën normale. Provinca Hubei dhe shumë pjesë të tjera të vendit kanë qenë nën bllokim dhe kanë pasur kufizime të lëvizjes për tre muaj, por masat e krijuara për të ndaluar përhapjen e virusit kanë filluar të lehtësohen pasi niveli i perceptuar i kërcënimit zvogëlohet .

Nesër, bllokimi në Wuhan, qyteti në epiqendrën e shpërthimit, do të hiqet, një moment i rëndësishëm në betejën e tij kundër virusit vdekjeprurës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re