Irani ka regjistruar më shumë se 3,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve që regjistrohen në një ditë prej dy muajsh tashmë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Kianoush Jahanpour të martën.

Sipas të dhënave të pasqyruara në Johns Hopkins, hera e fundit që Irani regjistroi 3000 raste të reja në 24 orë ishte 1 prilli.

Jahanpour u shpreh në një deklaratë për mediat:

“Numri i rasteve pozitive të zbuluara në disa provinca po rritet. Raportohet se distancimi social dhe vendosja e maskave nuk po praktikohet në zona të populluara.”

Nëse distancimi social dhe standarte higjienike nuk respektohen, mund të kemi një një valë të dytë infeksioni.

Jahanpour deklaroi se deri më tani në vend janë bërë 975,936 teste për virusin korona.

Më 11 prill, Irani rihapi disa biznese me “rrezik të ulët dhe të mesëm” si pazaret dhe qendrat tregtare rreth e qark vendit përveç Tehran-it. Më pas më 18 prill u lejuan që të hapeshin bizneset që paraqisnin rrezik të ulët. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re