Ann Kist-Butler është gruaja e parë që drejton agjencinë britanike të inteligjencës GCHQ , pasi ajo merr rolin e saj të ri nga muaji i ardhshëm.

 

“Anne Kist-Butler ka një CV mbresëlënëse në qendër të rrjetit të sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ka ndihmuar kundër kërcënimeve nga terroristët, kriminelët kibernetikë dhe fuqitë e huaja keqdashëse. Ajo është kandidatja ideale për të drejtuar GCHQ. Ann do të përdorë përvojën e saj të madhe për të mbajtur publikun britanik të sigurt ”, tha Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley duke njoftuar emërimin e saj.

Kist-Butler është nënë e tre fëmijëve dhe aktualisht shërben si Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e MI5 me përgjegjësi duke përfshirë koordinimin e agjencisë me forcat aleate për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës, raportojnw mediat ndwrkombwtare.

 

“Kam pasur privilegjin të punoj në GCHQ disa vite më parë. Kështu që e di që po i bashkohem edhe një herë një grupi njerëzish të nivelit të lartë, me prejardhje të ndryshme, me një gamë të gjerë aftësish, të cilët të gjithë kanë një qëllim: Ta bëjnë vendin tonë më të sigurt dhe për rrjedhojë më të begatë. Unë jam e pasionuar për të vazhduar të siguroj që GCHQ është një organizatë ku të gjithë mund të performojnë më të mirën e tyre”, tha Kist-Butler menjëherë pas emërimit të saj.

 

Ajo do të pasojë Sir Jeremy Fleming , i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar pas gjashtë vitesh në këtë post.

 

GCHQ (Government Communications Headquary) është agjencia e inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar që heton çështjet e internetit në lidhje me sigurinë kibernetike. Ajo punon ngushtë me MI6 dhe MI5 si dhe me policinë, Ministrinë e Mbrojtjes, agjenci të ngjashme jashtë vendit si dhe me komunitetin akademik.

 

MI5 është agjencia sekrete e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar që mbledh dhe përpunon informacione nga brenda vendit ndërsa MI6 i fokuson hetimet e saj jashtë Britanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re