Skip to content

Për herë të parë në Shqipëri/ 3 viktíma në 24 orë nga korònavirusi, bilanci i zi i të Enjtes

Ministria e Shèndetësisë ka njoftuar pak minuta më parë se përgjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të infektuar me korònavirus dhe që po trajtoheshin në Spítalin Infèktiv, ku bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

67-vjeçari i prekur nga COVID19, kishte edhe disa sèmundje bashkëshoqëruese, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekèsor nuk arriti t’ia dilte. Ndërkohë 73-vjeçarja nga Shkodra vùante nga hipèrtensioni, e shtruar prej disa ditësh në tèrapi intènsive në gjendje të rèndë.

Paraditën e sotme gjatë komunikimit të zakonshëm ku bëhen përditësime, MSH njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një paciènt ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një pacient 67-vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vùante nga Insuficienca kardiake dhe disa sèmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në tèrapi intènsive, i intùbuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijètojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjèkësor.

Kjo është dita e parë që prej shfaqjes së pandèmisë së korònavirusit në vendin tonë, që shënohen 3 viktíma në harkon kohor të 24 orëve për shkak të Covid-19, ndërsa ditët e fundit, rastet e personave që kanë dalë pozitiv nga testimet janë shtuar ndjeshëm pavarësisht luhatjeve.

Autoritetet kanë bërë thirrje për të qenë vigjilent dhe zbatuar protokollet e rekomanduara për të mos lejuar përhapjen e virùsit, ndërsa është artikuluar së fundmi edhe mundësia e rikthimit të disa masave. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndalohen kategorikisht grumbullimet masive në çfarëdolloj forme apo motivi, si dhe do të ndèshkohen me gjòba por edhe arrèstime qytetarët apo bizneset që nuk respektojnë masat.

Nga çfarë është raportuar zyrtarisht, deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 41 viktíma si pasojë e korònavirusit (F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb