Një person që ka mbledhur haraç për organizatën terroriste PKK/YPG në Suedi do të gjykohet brenda pak javësh nën akuzat “financim të terrorizmit, tentativë për grabitje dhe sulm të armatosur”.

Sipas lajmit të radios shtetërore SR, për herë të parë në historinë e Suedisë do të gjykohet një person për mbledhjen e parave për organizatën terroriste PKK/YPG.

Prokurori Hans Ihrman për radion SR është shprehur se “PKK-ja akuzohet në Suedi për mbledhje të parave përmes shantazhit”.

“Është një pjesë e aktiviteteve më gjithëpërfshirëse që zhvillohen në mënyrë të organizuar prej një kohe të gjatë. Sa më shumë hetohet, aq më shumë thellohet hetimi”, tha Ihrman.

Duke theksuar se ndaj të akuzuarit do të ngrihet gjykim brenda disa javësh, Ihrman tha se, “Kemi siguruar prova shantazhi, ashtu si edhe në vendet e tjera edhe në Suedi për të siguruar para për PKK-në. Brenda disa javësh do të ngrihet gjykim ndaj personit për të cilin dyshohet se ka punuar për të mbledhur para për PKK-në, e cila në Suedi konsiderohet organizatë terroriste”.

Ihrman theksoi se ngjarja duhet të shihet si një krim serioz.

“Përpjekja për të financuar terrorizmin duhet të shihet një krim serioz në këtë gjykim, sepse ka rrezik që paratë të shkonin për sulme terroriste. PKK-ja vetëm në vitin 2022 është lidhur me 54 akte dhune të mbarë botën. Ka shumë civilë që janë vrarë në këto sulme”, tha ai.

Sipas medias suedeze, një i dyshuar që u ndalua në muajin janar u arrestua me dyshimin për “financim të terrorizmit dhe grabitje” pasi ai hyri në një restorant kërkoi para për PKK-në dhe qëlloi me armë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re