Skip to content

Për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë, Blinken telefonatë me Lavrov

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

 

Sekretari amerikan zbuloi në një deklaratë për mediat detaje nga telefonata me ministrin e jashtëm rus.

 

Blinken deklaroi se i ka kërkuar Kremlinit të pranojë një propozim për lirimin e dy amerikanëve të profilit të lartë të arrestuar në Rusi.

 

Gjatë një konference për shtyp në Uashington, Blinken tha se kishte një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me Lavrov gjatë ditës së sotme.

 

“Unë i bëra presion Kremlinit të pranojë propozimin thelbësor që ne bëmë për lirimin e Paul Ëhelan dhe Brittney Griner,” u tha gazetarëve diplomati i lartë i Shteteve të Bashkuara.

 

Lavrov kishte thënë më herët se Moska së shpejti do të propozonte një datë për një tjetër telefonatë, ku mund të diskutohet për një shkëmbim të të burgosurve të mbajtur në burgjet ruse dhe amerikane.

 

Blinken tha të mërkurën se administrata e Biden kishte bërë një ” ofertë thelbësore” për të marrë lirimin e Griner, një yll i basketbollit amerikan dhe Ëhelan, një ish-marinist.

 

Një burim i cituar nga Reuters tha se Uashingtoni ishte i gatshëm të shkëmbente trafikantin e dënuar të armëve Viktor Bout, i burgosur në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje të tillë.

 

Familjet e të burgosurve amerikanë kanë rritur presionin ndaj administratës së presidentit amerikan Joe Biden për t’i sjellë ata në shtëpi, më së fundi në rastin e fituesit të dyfishtë të medaljes së artë olimpike Griner, i cili u arrestua për drogë në një aeroport të Moskës më 17 shkurt.

 

Duke folur në një konferencë shtypi në Uzbekistan, Lavrov tha se bisedimet mbi shkëmbimin e të burgosurve kishin filluar që nga një samit i vitit të kaluar në Gjenevë, ku Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord të emëronin zyrtarë për të shqyrtuar çështjen.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë