Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në çeljen e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Rama tha se për herë të parë, pagat e forcat tona të armatosura janë rritur çdo vit dhe do të rriten dhe këtë vit, ndërsa shtoi se janë në nivelin A të rajonit.

Kryeministri gjithashtu tha se ambicia e qeverisë është që brenda vitit 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”

“Për herë të parë, pagat e forcat tona të armatosura janë rritur çdo vit dhe do të rriten dhe këtë vit. Ne kemi një trup ushtarake të paguar në mesataren e vendeve NATO. Ndryshe nga shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit, por kjo nuk është thjesht një mbështetje të asaj që ne kemi sot, por dhe të asaj që do të kemi nesër. Kjo është dhe nevoja e studentëve që e shikojnë me perspektivë forcat tona të armatosura. Prandaj, ne natyrshëm duhet të marrim masat tona dhe për motivimin financiar tonin. Për këtë pjesë që ka të bëjë me inovacionin, do të mjaftonte një për të pasur sukses përtej Shqipërisë. Nga ana tjetër, them që ministri nuk është Gjirokastra, por nga Korça, por nuk është shumë larg kur bëhet fjalë për nikoqirllëkun.

Tjetra që dua të theksoj sot, është që një zhvillim i forcave të armatosura janë gati, ndërkohë që po përgatisim dhe platformën e re të forcave ushtarake dhe mbi të të nisim një valë investimesh në Ministrinë e Mbrojtës.

Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”, natyrisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset me pajisje “Made in Albania” dhe nga ana tjetër asigurisht që ushtria jonë do të fillojë të pajisjet me këto mjete”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re