Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur sot në selinë e PD, për t’u takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky është takimi i parë mes tyre pas akuzave të SPAK për çështjen “Partizani” ndaj Sali Berishës, si dhe pas nisjes se aksionit opozitar në Kuvend.

Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet mes palëve në këtë takim,por më herët Meta ka mbështetur aksionin e opozitës, ndërsa sa i përket akuzave të SPAK ndaj Berishës lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i ka cilësuar ato si “aktakuzë të diktuara nga Edi Rama”.

“Sa i takon qëndrimeve ndaj Berishës nga SPAK, dëshiroj të shpreh edhe njëherë keqardhjen për këtë rrëshqitje që nuk është  e papritur e  të ashtuquajturës drejtësi të re që del kundër kushtetutës e Parlamentin. E dimë që është një aktakuzë është bërë në kongresin e PS nga Edi Rama, është një aktakuzë e diktuar në çdo elemente prej tij”, u shpreh Meta pak ditë mëparë gjatë një deklarate për shtyp.

Nga ana tjetër, aksioni i opozitës në Kuvend ka shkaktuar përplasje mes deputetëve si dhe bllokimin e zhvillimit të seancës më 2 nëntor, duke hedhur tymuese dhe rrëzuar karriget.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re