Pas takimit tepër të tensionuar që patën në Ankara, disa muaj më parë, tashmë ministri i Jashtëm turk ka vendosur t’i kthejë vizitën homologut të tij grek. Kjo është hera e parë që dy ministrat takohen që prej takimit të tensionuar që patën në Ankara.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka mbërritur në Greqi mbrëmjen e djeshme për të tëntuar edhe njëherë të zbusin tensionet mbi çështjen e detit.

Ndalesa e parë e ministritCavusoglu ishte rajoni verilindor i Trakës, pranë kufirit turk ku u takua me anëtarë të komunitetit mysliman. Greqia e njeh komunitetin si pakicë fetare por Turqia e njeh si pakicë etnike turke.

Ditën e sotme Cavusoglu pritet të takohet me homologun grek Nikos Dendias.

Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash për një numër çështjesh, përfshirë të drejtat territoriale në Egje, kufijtë detarë dhe ajrorë dhe të drejtat e pakicave.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb