Britania e Madhe ka regjistruar 210 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit brenda ditës. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 32,065.

Po ashtu, Britania e Madhe ka regjistruar 3,877 raste pozitive për virusin korona të dielën dhe kjo do të thotë se që në fillim të epidemisë janë infektuar me Covid-19,  223,060 persona.

Bilanci i vdekjeve ditën e sotme  është më i ulëti që nga 26 marsi, vetëm tre ditë pasi nisi karantina kur numri i viktimave ishte 183. Kujtojmë këtu që Britania e Madhe është një fazë të lehtësimit të masave të marra për të menaxhuar krizën e koronavirusit.

Kryeministri i vendit Boris Johnson njoftoi të dielën se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë ushtrime të pakufizuara nga e mërkura, dhe të udhëtojnë për aq kohë sa qëndrojnë jashtë, po ashtu britanikët mund të kthehen edhe në punë nëse është e sigurt për ta. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re