Numri i rasteve aktive me koronaviruss është ulur në të paktën 78,457 në Itali të mërkurën. Krahasuar me një ditë më parë, rezulton që të jetë regjistruar një ulje prej 2,809 rastesh brenda një dite. Kjo është hera e parë që numri i rasteve aktive në vendin fqinj bie nën 80,000 që nga 31 marsi.

Të mërkurën, Italia regjistroi të paktën 3,502 raste të shëruara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që janë shëruar deri më tani nga virusi në 112,541, sipas Agjencisë Italiane të Mbrojtjes Civile.

Numri i përgjithshëm i rasteve, përfshirë vdekjet dhe të shëruarit, tani është më shumë se 221,000, sipas të dhënave të paraqitura nga Universiteti Johns Hopkins.

Kujtojmw kwtu se numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali ka pësuar rritje 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të publikuar nga autoritetet e Shëndetit në vend, brenda ditës në vendin fqinj janë regjistruar 195 viktima.

Ndërsa numri total i personave e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vend shkon në 31,106.

Nga ana tjetër, numri i rasteve të konfirmuara brenda ditës ka pësuar një ulje, konkretisht për 24 orë u regjistruan 888 të infektuar. Pra, 514 të prekur më pak, krahasuar me një ditë më parë.

Sa i përket pacientëve në spitale, të mërkurën në repartin e kujdesit intensiv ndodheshin 893 persona krahasuar me 952 që ishin të martën. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re