Gjermania ka raportuar shpenzime të planifikuara të mbrojtjes prej 2% të PBB-së së saj për NATO-n, për herë të parë që nga viti 1992.

Sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pritet të prezantojë në Bruksel të dhënat e përditësuara mbi shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare.

Qeveria gjermane i ka thënë NATO-s se shpenzimet e saj të planifikuara për mbrojtjen do të arrijnë në 73.41 miliardë euro, një shumë që korrespondon me 2% të PBB-së së vendit. Kjo është një shumë rekord për Gjermaninë, e cila, sipas të dhënave të NATO-s, shpenzoi për herë të fundit 2% të PBB-së së saj për mbrojtje në vitin 1992. Gjatë Luftës së Ftohtë, shifra e Gjermanisë Perëndimore ishte më shumë se 3%, ndërsa në vitin 2023 shpenzimet për pajisje arritën në 56.64 % miliardë dollarë dhe 1.57% e PBB-së.

Shifrat e vitit 2023 gjithashtu pritet të rishikohen lart. Siç pritet të njoftojë Stoltenberg, dy të tretat e 31 aleatëve – pothuajse dy herë më shumë se vitin e kaluar – do të investojnë të paktën 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje këtë vit.

Njoftimet vijnë gjithashtu pas deklaratave të ish-presidentit amerikan dhe kandidatit kryesor republikan për president Donald Trump, i cili jo vetëm theksoi se në rast të një sulmi rus nuk do të kishte mbështetje të SHBA për aleatët me shpenzime të ulëta të mbrojtjes, por gjithashtu inkurajoi Rusinë të tentojë një sulm të tillë.

Deklaratat provokuan reagime të forta midis aleatëve, me Presidentin e SHBA Joe Biden që eiquajti “marrëzi, të turpshme, të rrezikshme dhe jo-amerikane” dhe kancelari Olaf Scholz i cili theksoi se “çdo ulje e garancisë së ndihmës së NATO-s është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme dhe ekskluzivisht për përfitim të Rusisë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është ankuar vazhdimisht për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes të evropianëve, madje duke kërcënuar se do të tërheqë SHBA-në nga NATO. Që nga vera e kaluar dhe pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, objektivi i shpenzimeve të mbrojtjes kërkon që shtetet anëtare të NATO-s të investojnë në mënyrë të përhershme të paktën 2% të PBB-së së tyre. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re