Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në spitalin Memorial të Fierit është realizuar me sukses ndërhyrja neurokirurgjikale e heqjes së tumorit kranial

Ajo thekson se çdo ditë e më tepër po rritet gama e shërbimeve në këtë spital.

“Për herë të parë realizohet me sukses ndërhyrja neurokirurgjikale e heqjes së tumorit kranial në Spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit shqiptaro-turk Punë e shkëlqyer e mjekëve neurokirurgë, dr. Yasin Gokturk dhe dr. Klaudio Disha.Çdo ditë e më tepër po rritet gama e shërbimeve në Spitalin Memorial të Fierit, duke krijuar një pol të ri shërbimi të specializuar për qytetarët, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko