Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në vend.

 

 

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, në një postim në rrjete sociale.

 

 

“Sapo kemi hartuar Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit,” – shkruan ministrja.

 

 

Në këtë proces janë përfshirë edhe universitetet për të arritur një punë sa më cilësore në hartimin e kësaj rregulloreje.

 

 

“Falënderoj të gjitha universitetet për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij procesi dhe bashkëpunimin e frytshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”– shkruan ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re