Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka thumbuar opozitën që refuzoi ftesën për të marrë pjesë në konferencën “25 vjet Kushtetutë” që u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë.

Manja bëri një paralelizëm me situatën e vitit 1988, ku opozitës i bëhej thirrje t’i bashkoheshin diskutimeve në kohën e debatit Kushtetues.

Ministri Manja thumboi deputetët opozitarë, teksa u shpreh se “historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejmë zgjidhje Ad Hoc duke shmangur parimet kushtetuese kam në dështuar me sukses”.

“Përgjatë këtyre viteve përmes ndasive politike kemi ditur të ndërtojmë edhe konsensus politik për të sjellë ndryshime të nevojshme për vendin.

E për ironi të fatit sot në Kuvend kemi një situatë që ngjan me atë të vitit të largët 1988 në kohën e debatit Kushtetues, ku shtetari i urtë Sabri Godo u bënte thirrje përfaqësuesve të opozitës tu bashkoheshin diskutimeve në Komisionin Kushtetues me bindjen se arsyeja njerëzore maturia kushtetuese të fitonin ndaj çdo force që synonin të minonin demokracinë kushtetuese shqiptare.

Sot kthimin tek parlamentarizmi dhe debate parlamentar si zgjidhja e vetme e ngërçeve politike e dikton vetë Kushtetua, e cila ka paraparë zgjidhej për çdo ekzigjencë politike opozitare brenda lojalitetit kushtetues.

Historia politike e tranzicionit në Shqipëri ka treguar se sa herë palët politike kanë tentuar të gjejmë zgjidhje Ad Hoc duke shmangur parimet kushtetuese kam në dështuar me sukses. Është mbresëlënëse mprehtësia dhe logjika e hartuesve të kësaj kushtetues tek debati kushtetues teksa thuhet se në Kushtetutë duhet të gjendet zgjidhje për çdo situatë që mban balancat dhe ekuilibrin e pushtetit dhe midis pushteteve, si shtyllat kryesore për një demokraci”, tha ministri i Drejtësisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re