Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se duke pasur 2 kandidatë përballë Erion Veliajt, opozita e ka të pamundur të fitojë në Tiranë.

fyulogu;

Komentet Shehi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se shpreson se deri në ditën e zgjedhjeve opozita do të gjejë gjuhën që njëri prej kandidatëve të saj të tërhiqet nga gara.

Ai shtoi se LZHK ka kundërshtar vetëm kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij dhe tha se e gjithë opozita duhet të punojë vetëm kundër tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Xhafo: Kë do të votojë Dash Shehi në Tiranë?

Shehi: Nuk ka si të vijë Belindi te unë. As për Berishën e Metën nuk pyes e kam treguar në 30 vite. Ata zgjodhën rrugën e primareve që ndoshta mund të jenë një hap drejt demokratizimit të PD-së. Belindi doli disa pikë para nesh. Kjo është çështje politike, politika bëhet me forcën e numrave. Fatkeqësisht po ta them, që ka akoma grupe në Tiranë që nuk votojnë… Ne duhet të bashkohemi në proporcional kundër Edi Ramës. Atë kemi kundërshtarë.

Është e vetmja mënyrë që i gjithë ky harku opozitar të ketë mbi 50 %. Nëse ne shkojmë mbi 50 %, kjo hap një situatë të re në opozitë dhe shpresë në 2025. Ne në 14 maj votojmë për kandidatët e opozitës. Unë si Dash Shehi do të bëj zgjedhjen time në Tiranë. Unë uroj që deri në fund të procesit të ketë marrë njëfarë drejtimi kjo punë se 3 vetë nuk mund të fitojnë. Siç po ndodh në rrethet e tjera mund të arrihet me një kandidat të vetëm të opozitës. Mungesa e një debate konstruktiv, që ti ke hyrë për të më prishur punë mua, është e dëmshme.

Unë i ftoj të gjithë kolegët opozitarë ta mbajnë gjuhën në rrafshin politik. Situatat e maxhoritarit në 1000 rrethana mund të humben. Situata është e agravuar nga krimi. Ne na puqen 2 gjëra, dëshira për të mundur socialistët dhe Ramën dhe pragmatizmi politik. I ftoj të gjithë opozitarët kundër Edi Ramës. Do ta vendosim gjatë ditëve në vijim se kë do të votojmë aty ku opozita ka 2 kandidatë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re