Skip to content

“Për kë do votosh? Për Bashën”, kreu i PD i përgjigjet Ramës për fotomontazhin ku shfaqej përballë “sozisë”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, për foton që ky i fundit tregonte se fliste me veten.

Teksa Rama shkuante se kishte ende punë për të bërë dhe donte një mandat të tretë, Basha e ka ironizuar, duke bërë që një nga ‘Ramat’ të pranojë që do të votonte për kundërshtarin.

“Për ti kë do votosh? Për Bashën” është ky dialogu që sipas Bashës kanë bërë dy portretet e Ramës përballë njëri-tjetrit në fotomontazhin e publikuar prej tij në Instagram. Ndërkohë që postimin që shoqëron foton kreu i opozitës shkruan: Faleminderit për sportin.

1306765834

Më herët Rama po në Instagram publikoi foton e tij teksa komunikonte me veten dhe kërkonte një mandat të tretë.

“Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”, shkruante Rama në postimin e tij që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Të gjendur nën kushtet e një fushate fizike të cunguar, politikanët do të tentojnë të shfrytëzojnë sa më shumë rrjetet sociale për të bindur votuesit e tyre, se ata janë të duhurit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb