1/3 e studentëve që akomodohen në QS vijojnë që të qendrojnë në konvikte, edhe pse nga Komiteti i Ekspertëve është dhënë urdhëri më herët se ato do të mbylleshin. Fax News ka kryer sot një vëzhgim në ambientet e Qytetit Studeti, ku një pjesë e mirë e të rinjve vazhdojnë që të qendrojnë aty, për shkak se janë në marrëdhënie pune.

Edhe pse nuk është thënë asnjëherë zyrtarisht, nën zë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, janë shprehur se studentët që janë në marrëdhënie pune do të lejohen të qendrojnë në dhomat që i kanë parapaguar.

Një prej punonjëseve, e cila gjendet në hyrje të një prej godinave, e kompleksuar nga prania e kamerës në fillim ka pranuar se lejohen studentët që janë në marrëdhënie pune, dhe më pas thotë se nuk lejohet askush të qendrojë aty.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, në shumicën e ballkoneve të QS shihen rroba të varura nga studentët, çka tregon se një pjesë e mirë vijojnë që të qendrojnë aty. Edhe pse zyrtarisht konviktet konsiderohen të mbyllura, realiteti në terren dëshmon një të vërtetë tjetër, ndërkohë që kjo e bën më të vështirë kërkesën e llogarisë, për insitucionet, nëse kanë marrë masa për dizinfektimin e ambienteve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re