Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me këtë opozitë, qendron në pushtet 1500 vjet.
“Kush mendon që opozita ime është ajo që sheh në TV bën gabim të madh. Qoftë opozita e politikanëve dhe ajo e analistëve, unë rroj 1500 vjet.
Opozita që kam në shtëpi, gjërat që kanë të bëjnë me punën time dhe nga niveli i debatit është një gjë tjetër. Është opozita e vërtetë që kam dhe më mban alert gjithë kohës. Është bekim. Me gjithë dhimbjen e të gjithë stresin që kalon”, tha ai.
Vijoni një marrëdhënie të ngushtë me rrjetet sociale?
Në makinë, edhe pse them lërë, nuk rri dot. Më duket si pjesë e detyrës dhe respekt për njerëzit. Përgjigjet e mia janë përgjigje për rrjetet sociale. Flakë për flakë, përgjigjem si Edi Rama dhe jo si njeri që bën diplomaci.
Njerëzit e marrim për arrogancë, tallje, shpoti. Më duket se është shenjë respekti. Nëse kryeministri nuk denjon të të lexojë është shumë më keq, sesa një përgjigje që s’të pëlqen. Në fund të fundit, ç’rëndësi ka.
Jeni penduar për ndonjë sarkazë për përcaktime. Ato fotot që dolën?
Janë gjërat më kreative që kam bërë, kam akoma! Do shihni të tjera.