Deputeti i Partisë Demoratike, Ferdinad Xhaferraj ka ngritur pikëpyetje se për llogari të kujt ka ndërhyrë qeveria shqiptare në kampin e muxhahedinëve. Në një intervistë për Panorama TV, ai u shpreh se kishte mënyra të tjera për tu kryer aksioni i policisë.

I pyetur nëse do e thirrë në Komisionin e Sigurisë ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ferdinad Xhaferraj theksoi se “Rama ka shpallur marrëdhënie të kufizuar me Parlamentin, ndaj kjo sjellë arrogancë e mospërfillje të Komisionit”

Ferdinad Xhaferraj: “Nuk mund të thuhet aksion, një nga muxhahedinët ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës. Mund të kishte mënyra të tjera, sepse kanë vite në Shqipëri. Ajo që mbetet e paqartë është se për llogari të kujt, kush ia ka kërkuar qeverisë shqiptare ndërhyrjen në kampin e muxhahedinëve. SHBA-të nuk ia kanë kërkuar.

Kush ia ka kërkuar mbetet për tu parë, çdo element destabilizues këtu nuk i shërben situatës rajonale.

A përbëjnë rrezik dhe kërcënim për vendin tonë?

Ferdinad Xhaferraj: Që në momentin kur u vendos të vinin në Shqipëri shoqëroheshin me një nivel të caktuar rreziku dhe Shqipëria e dinte. Ishin një grup rezistence ndaj regjimit iranian.

Do kërkoni dëgjesë me ministrin e Brendshëm?

Ferdinad Xhaferraj: Kemi kërkuar dëgjesë që ditën kur ndodhi aksioni i policisë, por jemi në kushtet e një regjimi autoritar ku Rama ka shpallur marrëdhënie të kufizuar me Parlamentin. Kjo ka sjellë një arrogancë dhe mospërfillje. U bë e disata herë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk është paraqitur në komisionin e sigurisë, ministrja e jashtme në shkjelje flagrante të rregullores. akte ordienere që nuk respektojnë ligjin e Kushtetutën.

Po përgatisim materialin në anglisht për t’ia dërguar organizatave.

Kjo është ajo që kemi në dorë ne si opozitë. Nuk paraqiten në komisione se lëvizin në kufi paligjshmërie? Komisioni i Sigurisë nuk është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen parlamentare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re