Nga Adriatik MEMA* –

Për mësuesit,
Që ende e duan profesionin e tyre; që ende mbahen si edukatorë, të papërlyer, të papërbaltur, të pashthurur e të pamolisur nga materializmi e shpirtrat e këqij; që çmojnë integritetin e tyre profesional e shoqëror; që me forcën e fjalës, moralit, karakterit janë burim frymëzimi, modeli për t’u ndjekur e jo për t’u përbuzur; që nuk kanë asnjë vraje ndërgjegje e asnjë mëkat në portofolin e tyre; që dinë të zgjidhin situatat e jo t’i ndërlikojnë ato; që nuk presin 7 Marsin për të kuptuar sa vlejnë përpara nxënësve; që s’u mësojnë fëmijëve artin e nënshtrimit, të përuljes, të mohimit, të mashtrimit, të zhvatjes, të arrogancës e të përçmimit, por artin e bashkëpunimit, të fjalës së lirë, të së vërtetës, të argumentit, të mendimit kritik, të respektit për tjetrin, artin e krijimit, të komunikimit dhe të vlerësimit; për të gjithë ata që rrudhave të portretit të tyre të bojëhirtë u dallohen që larg gjurmët e pasionit, të përkushtimit, të durimit e të dashurisë së tyre për mësuesinë;
Për të gjithë miqtë e kolegët e mi: GËZUAR 7 MARSIN!

*Mësues

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re