Gjermania dëshiron një marrëveshje të tillë Brexit për ta mbajtur Britaninë sa më pranë Bashkimit Europian, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo, në një fjalim për studentët në Hanover ka thënë se ekziston mundësia që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të marrin pjesë në programet e veçanta të BE-së, të tilla si ai për shkëmbimin e studentëve – Erasmus.

Por ajo shtoi se çështjet kyçe, të tilla si kufiri në Irlandë, janë ende të komplikuara.

“Ne duam sa më pak disavantazhet e mundshme nga Brexit. Ne do të jemi të lumtur nëse do të kemi vazhdim të pjesëmarrjes në programin Erasmus dhe duam që transporti i mallrave të jetë sa më pak i komplikuar”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane vuri në dukje se është e rëndësishme që Brexit të jetë sa meë miqësor.

 “Ne duam që marrëdhënia të jetë sa më miqësore dhe të në mbajë sa afër britanikëve”, tha ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re