Lodhja, mungesa e gjumit, stresi bëjnë që të shfaqen rrudhat dhe njollat e ndryshme.

Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.

Përbërësit:

1/2 lugë çaji pluhur shafran Indie
2 lugë çaji kos ose kefir

Përzini shafranin e Indisë dhe kosin në një tas të vogël dhe aplikojeni në fytyrë të larë. Më pas aplikojeni maskën dhe lëreni 5 minuta dhe lajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Përdoreni këtë maskë për të trajtuar acarimet në lëkurë, djegiet apo njollat e shkaktuara nga dielli. Kjo përzierje ndihmon gjithashtu për të reduktuar inflamacionin dhe skuqjen në fytyrë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re