Drejtuesi politik i PD për Shkodrës, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me të rinj e studentë të qarkut të Shkodrës.

Bushati është njohur me shqetësimet e të rinjve, ndërkohë që një prej tyre ka denoncuar se për të hyrë mësues në sistemin arsimor duhet të paguash 5-6 mijë euro.

Ai tha se qeveria e PD do t’u ofrojë të rinjve mundësinë që talenti i tyre të vlerësohet në Shqipëri, e jo të ikin jashtë shtetit siç po vepron politika e sotme.
Po ashtu të rinjtë kanë pasur dhe shumë ankesa të tjera lidhur me mësimin online, sistemin shëndetësor e korrupsionion.

BASHKËBISEDIMI I HELIDON BUSHATIT ME STUDENTËT
Studenti 1: Minimalisht gjëja që duhej bërë në këtë situatë pandemike është kontrata me kompanitë telefonike që janë në Shqipëri dhe ndoshta t’i ofrohet një aparat dmth një mjet për të pasur aksesin në mësim. Përsa i përket arsimit, kjo ka qenë problematika kryesore.
Studenti 2: Edhe po mbarove shkollën, këtu të garantohet një vend pune edhe po të duash të hysh në një vend, sikur edhe mësues duhet të paguash 5-6 mijë euro, nuk të ofron askush garanci pune.
Bushati: Drejtuesit e arsimit ju’a kërkojnë?
Studenti 2: Po, këta që e kanë në dore
Bushati: 5-6 mijë euro është rroga e më tepër se një viti , dmth duhet me punu një vjet gratis për drejtuesit e arsimit për të filluar punë
Studenti 1: Pa llogarit shpenzimin që ke ba ndër vite.
Studenti 3 : Arsimi a shumë të meta , sidomos se unë jam në vit të dytë . Tesh dy vite, shof një rënie totale që edhe nga viti në vit ndryshojnë. Ndoshta pandemia ka bërë të veten , por edhe menaxhimi i pandemisë ka qenë skandaloz, sepse nqs thuhet sot që në orën 8 ne jena në karantinë lokalet i ke të hapuna edhe gjëja e parë që bëjnë mbyllin universitetet. Unë personalisht e kam përjetuar shumë në kuptimin që… nuk e di si mund të mësohet infermieria online. Ndërkohë, që ti lenë lokale e hapuna tan natën dhe shkon e mbyll studentët e infermierisë është kulmi, sepse nesër ne që studiojmë për degen e infermierisë kena një synim Gjermaninë.
Kam ken në spital duke ba praktiken edhe shof skandalin, eshtë pandemia në kulmin e saj dhe më keq se në vitin e kalum edhe në spital nuk rregull e kushte. Sistemi i shëndetësisë është përtokë, arsimi përtokë, korrupsioni është maksimal. Nuk e di se ca presim më tepër prej drejtuesit të shtetit, nqs drejtuesi i shtetit ka si qëllim me hap sa ma shumë lokale , me kriju fonde për vedi asht kulmi. Ne nuk jemi pak si popull, vitet e kanë tregu që ne mundena sepse kena kalu luftëra, kena kalu komunizmin, i kemi kalu tana.

Posted by Helidon Bushati on Saturday, March 20, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re