Lajmi se kompozitori Limos Dizdari ishte në gjendje të rëndë shendetësore pushtoi mediat sociale.

 

Alda Dizdari vajza e kompozitorit te njohur ishte e ftuar sot ne emisionin “Vizioni i Pasdites” për të folur për gjendjen shëndetësore të së atit. Vajza e kompozitorit rrefeu se data 13 Maj ishte momenti më I vështirë për ta ku gjendja shëndetësore e Limos Dizdarit ishte shumë kritike,

 

“Momenti më i vështirë për ne ishte data 13 Maj ku doktorët e kuptuan që nëse nuk do të vendoste katër koronare në zemër ai nuk do të rikuperohej. Ne familjarët të gjithë duhet të shkruanim një letër për t`i dhënë të drejtën mjekëve për të operuar dhe ishte një risk shumë I madh ndërkohë qe dhash nënshkrimin bbleva dhe biletën sepse pothuajse po humbim shpresat. “

 

Ajo tregoi gjithashtu dhe për fjalët e “fundit” te kompozitorit i cili ishte shumë mirënjohës të gjithë të afërme që i kishin qëndruar pranë.

 

“Sa shumë dashuri, sa shume dashuri, shiko Adriana i thoshte mamase shiko sa shumë miq të dashur që kemi.”

Kompozitori i njohur Limos Dizdari ka qëndruar 1 muaj në spital dhe ka arritur të fitojë betejën duke gëzuar sot shëndet të plotë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re