Skip to content

“Për rreth 30 vite në këtë sallë, 16 kam qenë në pushtet dhe 14 në opozitë”, Ruçi mban fjalimin e fundit në parlament, deputetët nuk i kursejnë duartokritjet

Kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi mbajti gjatë seancës së fundit plenare për këtë legjislaturë ditën e sotme, fjalimin e fundit në krye të Kuvendit.

Teksa falënderoi bashkëpunëtorët e tij ndër vite dhe familjen, Ruçi shprehu mirënjohje për qytetarët e Tepelenës dhe Fierit, të cilët e kanë zgjedhur si përfaqësuesin e tyre në parlament këto 30-vite, nga të cilat 16 vite në pushtet dhe 14 vite në opozitë.

“Jam mirënjohës qytetarëve të Tepelenës dhe qytetarëve të Fierit të cilët më kanë zgjedhur si përfaqësuesin e tyre në këtë parlament.

Doja të falenderoja dhe njëherë familjen time, për mbështetjen e dhënë.

Për rreth 30 viteve në këtë sallë 16 vite i kam kaluar në pushtet dhe 14 vite në opozitë, por në Kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik”, tha Ruçi

/faxweb