Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet në mbarë botën, ku në një ditë potencohet roli i saj në shoqëri. Në një tjetër version është dhe Dita e Nënës, duke u fokusuar te roli i saj familjar.

Në këtë ditë grave u jepen më së shumti lule, duke mbetur kësisoj në kufijtë e kësaj simbolike materiale, pa u komercializuar në ekstreme.

Ideja e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit të 20-të në një epokë të industrializimit të shpejtë dhe zgjerimit ekonomik që shpesh çoi në protesta për kushtet e këqija të punës.

Përkatësisht, gratë e punësuara në industrinë e veshjeve dhe tekstilit demonstruan publikisht më 8 mars 1857 në Neë York.

Ato u ngritën kundër kushteve të këqija të punës dhe pagave të ulëta. Protesta u shpërnda nga policia dhe të njëjtat gra krijuan një sindikatë dy muaj më vonë. Në vitet në vijim, çdo 8 mars u zhvilluan protesta si themelim i një date ndërgjegjesuese. Ndaj, në vitin 1908 kur 15,000 gra marshuan nëpër Neë York duke kërkuar orar më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtë vote.

Në vitin 1910, konferenca e parë ndërkombëtare e grave u mbajt në Kopenhagë e organizuar nga Internacionalja Socialiste dhe vendosi “Ditën Ndërkombëtare të Gruas” me sugjerimin e socialistes së famshme gjermane Clara Zetkin.

Në vitin 1975, i cili u shpall Viti Ndërkombëtar i Gruas dhe OKB filloi zyrtarisht të festonte Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Është interesante të theksohet se Zvicra ishte vendi i fundit në Evropë që prezantoi të drejtën e votës për grate, në vitin 1972. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re