Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas konferencës së kreut të qeverisë Edi Rama, për mbërritjen e dozave të para të vaksinës në Shqipëri, por ku nuk tregoi origjinën e tyre.

Berisha shperehet se vakina që ka mbëritur në Shqipëri është prodhimi i Surrelit.

Postimi i plotë i Berishës: Surrel Neës-Haberet e Surrelit! Breaking!

Lajmi i parë: Dje mbasdite mbërritën në Shqipëri vaksinat anticovid.

Lajmi i dytë: Hej milet! Nuk duhet te dini asgjë nga, si dhe tek erdhën. Mos pandehni se ato janë Biontech-Pfizer, Astra-Zeneca apo Moderna, ruse apo kineze dhe ju nuk ka çfarë ju duhet fare origjina e tyre, ajo është top sekret apo Surrel Vaksinë.

Transparenca për ju është po aq e dëmshme sa dhe vetë covid19!

Lajmi i tretë: Për shkak të moshës, plakjes së parakohshme krejt më të parën do ta bëjë vetë! E meritoj! Surrel Vaksinë!

Lajmi i fundit: Kaq dhe e keni tepër, për gjithçka më shumë, ndiqni mediat e lëpirësve të Sulltan Surrelit, të Arben dhe Karlo Malvites, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Ballës. Ato ju thonë ju ato që unë nuk mund t’i them!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re