Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar rreth konflikteve në Siri dhe Ukrainë.

Udhëtimi i sotëm i Merkelit drejt qytetit rus Soçi është i pari pas një viti, dhe vjen në një kohë të tensioneve në mes të Berlinit dhe Moskës. Gjermania ka dënuar aneksimin e gadishullit  të Krimesë si dhe mbështetjen për presidentin sirian, Bashar Assad.

Mirëpo, me të marrë mandatin e katërt, Merkel është duke provuar që të afrohet me Putinin në një përpjekje për të hedhur dritë në krizat afatgjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re