Pas miqësores së qershorit kundra Ukrainës dhe asaj të nëntorit ndaj Uellsi, FSHF zyrtarizon sot edhe një tjetër miqësore atë ndaj Jordanisë. Miqësorja do të luhet më 10 tetor në “Elbasan Arena’’  kundra Jordanisë në një datë të lirë nga FIFA dhe UEFA që u jep mundësinë skuadrave që do të jenë pjesë e Ligëve të Kombeve dhe janë në grupe me tre skuadra.

Lajmi u bë fillimisht publik dje nga federate jordaneze, e cila shpjegonte se në përgatitjet për Kupën e Azisë 2019 kishte planifikuar miqësore kundra Kuvajtit, Kinës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Sot ky lajm u konfirmua edhe nga FSHF.

Kështu deri më tani janë konfirmuar gjashtë ndeshjet e vjeshtës për Kombëtaren e drejtuar nga Kristian Panuçi nga të cilat katër janë, si pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve dhe dy miqësore.

Por gjithashtu FSHF ka planifikuar edhe një kamping 1 javor në Zvicër në fundin e muajit maj dhe fillimin e qershorit ku është siguruar edhe miqësorja e 2 qershorit përballë Ukrainës. Po kërkohet edhe një tjetër takim miqësor në fundin e majit ku edhe pse u përmend shumë Kosova sërish ende nuk ka ndonjë konfirmim./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re