DVP Tiranë

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike.

Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari Lefter Seleni i cili është përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit L. S., 54 vjeç.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko