Nuk dërgon njoftime dhe as nuk mat rrahjet e zemrës, por thjesht tregon orën dhe shfaq herë pas here shprehje frymëzuese.

Quhet Quotes Watch dhe është në fazë financimi nga Kickstarter. Është një orë për të gjithë ata që duan të ndihen të motivuar gjatë gjithë kohës.

Prodhuar nga një kompani vieneze e cila prodhon ora, kjo orë inteligjente është e ndërtuar në formë kuadrati me teknologji e-paper dhe që konsumon shumë pak bateri.

Lidhet me një aplikacion i cili lejon ngarkimin e një sërë shprehjesh të famshme në bazë të preferencave dhe gjithashtu jep mundësinë të shtohen shprehje vetjake.

Me anë të aplikacionit mund të zgjidhet edhe frekuenca me të cilën rifreskohen shprehjet dhe gjithashtu stilin grafik të përzgjedhur për ekran.

Në të njëjtën kohë, mund të jepet mundësia të shfaqen në ekranin e orës edhe mesazhet që vijnë nga miqtë apo edhe të rejat e fundit nga Twitter.

Kjo orë mendohet të kushtojë midis 75 dhe 99 dollarëve dhe dita e daljes në publik do të jetë 26 prilli. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re