Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV tha se puna e tij e parë sapo të marrë detyrën është se do të merret me turizmin, pasi siç tha ai ky qytet ofron atraksione te shumta.

qosja ne log

Qosja u shpreh se për të mirën e qytetit të Kavajës, ai do t’i shtrijë dorën edhe kryeministrit Rama.

“Para kemi sezonin turistik, unë do të merrem natë e ditë me këtë. Unë do ti hyj punës me kokë që ti shërbej qytetareve, turistëve.

Unë e kam thënë, do ti shtrij dorën çdo njeri, Ramës si kryeministri jo si kryetar i PS do t’i shtrij dorën. Mjafton ti shërbejmë Kavajës. Unë do ti rri poshtë derës vetëm për të mirën e qytetarëve. Ne jemi zonë e mrekullueshme”, tha Qosja.

Fisnik Qosja tregoi edhe projektin më madhor që ai ka në mandatin e tij 4 vjeçar, që synon ta bëjë realitet.

“Një kavajs brenda mandatit tim të parë do shkojë në bregun e detit duke ecur me biçikletë ose në këmbë. Arteria kryesore e rrugës së bregdetit do ti japë frymëmarrje të jashtëzakonshme qytetit. Ky është projekti më madhor që unë kam në këto 4 vite. Kjo kërkon edhe ndërhyrje nga qeveria, por ne do mundohemi të gjejmë fonde edhe nga organizatat ndërkombëtare për ta bërë realitet”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko