Per te parandaluar thinjat mund te beni keto 2 maska:

Maskë me piper i zi, kos dhe vaj bajamesh: Në një enë shtoni 10 gr piper të zi të grirë, 1 lugë gjelle me kos dhe një lugë gjelle vaj bajamesh. Lyeni flokët që nga maja dhe rrënjët dhe mbani përzierjen në kokë për 30 minuta. Përdoreni këtë maskë 1-2 herë në javë dhe do të vini re ndryshime që në ditët e para.

Maskë me kafe, kos dhe uthull molle:

Siç vihet re edhe në maskën e mësipërme, kosi është përbërësi kryesor që ndihmon në zbehjen e thinjave.

Për këtë maskë duhet të përzieni 50 ml kos natyral, 1 lugë kafe e pazier dhe një lugë uthull molle, derisa të përftoni një masë homogjene. Pasi t’i keni larë flokët si zakonisht, aplikoje maskën nga rrënjët në maja dhe mbajeni për 90 minuta. Mbështillni flokët me qese plastike ose peshqir. Lani kokën me ujë të vakët dhe në fund thajeni në temperaturë ambienti.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re