Demokratët e qarkut të Beratit nisen drejt Tiranës, të marrin pjesë në protestën e sotme para kryeministrisë.

“Ka 1001 arsye për të protestuar pasi sot çmimet e shportës kanë arritur majat, shtresa e mesme dhe e ulët nuk arrin të përballojë ekonomikisht fundin e një muaji. I bëjmë thirrje qytetarëve beratas të bashkohen në protestë, për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar”, tha Sekretari politik i PD-së Berat,Oltion Merdari.

Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur sot drejt protestës së Partisë Demokratike në Tiranë. Si në çdo protestë tjetër,edhe sot, dega e Partisë Dmeokratike Berat ka organizuar nisjen e protestuesve drejt Tiranës, ndërkohë që edhe 4 degët e PD-së në Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan kanë bërë të njëjtën gjë.

Rreth 110 automjete janë nisur vetëm nga rrethi i Beratit, ndërkohë që në rang qarku janë nisur mbi 162 automjete me demokratë, që do t’i bashkohen protestës që zhvillohet pasditen e sotme në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Ata janë nisur drejt Tiranës me mjete të vogla private, duke ndjekur të njëjtën formë organizimi të përdorur edhe në protestat e mëparshme.

Nisja e tyre është kryer në dalje të qytetit, në Moravë, ku shume makina janë grumbulluar para nisjes.

Nga dega e PD-së Berat konfirmohet se shumë demokratë të tjerë janë nisur përgjatë ditës me autobuza dhe mjete të tjera të transportit interurban.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re