Kryeministri Edi Rama ka bër sërish një reagim në lidhje me pakon e madhe që qeveria ka përgatitur këtë fundvit.

 

 

 

Përmes reagimit, kreu i qeverisë bënë me dije se 695 mijë pensionistë do të përfitojnë 8000lekë të reja ndërsa nga kjo pako do të përfitojnë në total 1 milionë shqiptarë.

 

 

Pakoja e Madhe vjen në ndihmë të qytetarëve për të zbutur impoaktin e inflacionit si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

 

 

Shpërndarja e saj te qytetarët do të bëhet në ditët e para të janarit.

 

 

MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re