Kreu i qeverisë Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, kanë inaguruar blerjen e 36 ambulancave të reja që i shtohen ekipit të urgjencës.

Të entuziasmuar nga kjo blerje, që në fakt do të ishte turpëruese për çdo shtet që synon anëtarësimin në BE, në vitin 2021 të diskutohet për ambulanca, Brataj tha se për testim një pacient mund të transportohej pa asnjë shqetësim nga Konispoli në Tropojë.

“Për ta testuar ne mund ta çojmë një pacient nga Konispoli në Tropojë, ambulancat janë njësoj si të ishin në spitale. Ambulancat do të shkojnë në të gjithë vendin”, tha Brataj, dhe la të kuptohej se pacientët Covid mund të trajtohen brenda tyre.

Për një skenar të tillë foli dhe ministrja Manastirliu, e cila tha se ambulancat do të jenë në dispozicion për çdolloj skenari.

“Të mendosh zoti kryeministër që më parë qytetarët tranportoheshin me mjete private, tashmë do të transportohen me ambulanca dhe me ekip të specializuar. Janë të pajisura me oksigjen, për të qenë gati për çfarëdolloj skenari që mund të na duhet”, u shpreh Manastirliu.

Teksa shpërndan videon e eventit , vetë Rama shkruan në postimin e tij: Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane.

***imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qene. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re